Festa kthehet në tragjedi/ Humbit jetën 40 persona, mes tyre edhe…
Një zjarr dhe një shpërthim ndodhën gjatë natës në vendpushimin e skive të Crans-Montana, në Zvicër, gjatë një feste të Vitit të Ri të rezervuar për nën 17 vjeç, në ambientet e lokalit “Le Constellation”.
Sipas raportimeve, ka të paktën 40 të vdekur, ndërsa numri i të plagosurve arrin rreth 100
Shumë prej viktimave janë të paidentifikueshme. Autoritetet kanë përjashtuar pistën e sulmit të qëllimshëm dhe po hetojnë shkaqet e mundshme të ngjarjes.
Sipas rrëfimit të dy vajzave franceze për televizionin informativ BFM, kur shpërthyen flakët në barin e Crans-Montana në Zvicër, të gjithë të pranishmit nisën të iknin “duke bërtitur dhe vrapuar”. Festa po zhvillohej në bodrumin e lokalit, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në katin e sipërm.
“Dera e daljes ishte mjaft e vogël duke pasur parasysh numrin e njerëzve të pranishëm. Dikush theu një dritare për t’i nxjerrë njerëzit jashtë”, shpjegoi njëra nga dy vajzat franceze, Emma dhe Albane.
Të rejat konfirmuan se zjarrfikësit dhe policia mbërritën “brenda pak minutash”. “I kishim flakët vetëm një metër larg nesh; po të mos kishim ikur, me siguri do të ishim plagosur”, shtoi njëra prej tyre.