Nis me sherr 2026-a në “BBVA”, Kristi lag me birrë banorin pasi i ‘preku’ burrërinë

Situata në “Big Brother VIP 5” ka eskaluar me shpejtësi, duke sjellë një përplasje të fortë fizike dhe verbale mes Kristit dhe banorit më të ri, Kejsit.

Debati nisi kur Kristi filloi ta ndiqte Kejsin nëpër shtëpi, duke i kërkuar llogari për sjelljen e tij. Tensioni arriti kulmin kur Kristi e lagu Kejsin me birrë, veprim ky që ndezi një shkëmbim ofendimesh të rënda. 

Kristi e akuzoi Kejsin se po merrej me burrërinë e tij: “Të ishe nga ata që dije respektin dhe limitet, nuk merreshe me burrërinë time.”

Por fraza që shokoi banorët dhe publikun ishte shpërthimi i Kristit lidhur me provokimet e vazhdueshme që pretendon se ka marrë: “Mua më fërkon, fërkon, fërkon dhe filloj dhe të derdhem unë pastaj. Në rregull? Plehrë. T’i tregoj unë limitet ty ku i ke.”

Mos i humb

hit counter script